
Banorët e Shulbatrrës në Njësinë Administrative gurrë në Bashkinë e Klosit nuk do të kenë më aromën e keqe të ujërave të ndotura që rridhnin në sipërfaqe. Pas ngritjes së shqetësimit të tyre në media, Bashkia Klos ka ndërhyrë menjëherë me anë të specialistëve të saj. Ata kanë bërë të mundur çbllokimin e pusetës në qendër të fshatit kur dhe rridhnin ujërat e zeza në sipërfaqe. Banorët shprehen se u desh që problemi të bëhej mediatik që pushteti vendor të ndërhynte. Ata thonë se kjo situatë zgjaste prej afro tre vitesh, por zgjidhja nuk po vinte nga autoritetet.
Prania e ujërave të ndotura në sipërfaqe ishte kthyer në një gangrenë të madhe jo vetëm për banorët, por edhe për institucionet publike që ndodhen aty si ambulanca shëndetësore apo dhe kopshtit të fëmijëve të këtij fshati.