
Statusi i ish-kryeministrit Berisha
Skandali i 11/ Edhe në Bulqizë 572 vota më shumë se votues
Në një tjetër bashki është zbuluar skandali i mbushjes së kutive.
Bashkia e Bulqizës ku fituar kandidati i PS-së, Lefter Alla janë mbushur kutitë.
Në këtë bashki ka përfunduar numërimi i votave në 55 kutitë.
Edhe këtu plani i lënë nga partia është tejkaluar.
Por edhe në këtë bashki kanë konkurruar dy kandidatë, Lefter Alla nga PS dhe Ilir Balla nga Bindja e Patozit.
Lefter Alla i PS-së ka marrë 7529 vota, ndërsa kandidati i Bindjes 543 vota.
Të dy bashkë kanë marrë 8072 vota, ose thënë ndryshe 572 vota më shumë se sa kanë votuar qytetarët, shifër që është 7500.