
Një nga personat e arrestuar për grabitjen e parave në Rinas në prill të vitit të shkuar, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ragip Hajdini, 50 vjeç, ka ndërruar jetë pasi ishte shtruar prej 4 ditësh në spital sepse vuante nga një sëmundje e rëndë.
Ai akuzohej si pjesë e grupit që bënë grabitjen në Rinas dhe për strehimin e kreut të bandës Admir Murataj para se të vritej pas grabitjes në Rinas, pasi ishte në kërkim për grabitjet e tjera në Shqipëri dhe ato në Greqi.
I njohur me pseudonimin ‘Daja’ nga Kosova, emri i tij u zbuluar pas dëshmisë së të penduarit, Alkond Bengas, i cili përmendi tha para hetuesve përfshirjen e një personi nga Kosova me pseudonimin ‘Daja’.
Arrestimi i tij u bë më 26 prill te ‘Shkëmbi i Kavajës’ në një pronë të tijën.
Në kërkim si të përfshirë për grabitjen e parave nga avioni në pistën e Rinasit janë ende Talo Çela dhe Aleks Pepa.
Ragip Hajdini, 50-vjeç, në 2012 është akuzuar se ka vjedhur edhe 25 kg ar së bashku me pesë persona të tjerë në Dhomën e Dëshmive në Policinë e Pejës. Një prokuror i EULEX-it, që kreu hetimet dyshonte se Ragim Bytyqi, Ragip Hajdini, Xhemë Gashi dhe Kushtrim Kastrati janë të implikuar në vjedhjen e arit.