
Shumë të rinj në vendin tonë kanë zgjedhur rrugët e emigracionit për të siguruar një jetesë më të mirë. Por nuk ka ndodhur kështu për Blerim Datja nga fshati Erebarë i Njësisë Administrative Maqellarë në Bashkinë e Dibrës. Blerimi merret me blektori dhe të ardhurat që siguron nga kjo janë të kënaqshme. 30 vjeçari shprehet se as ata që punojnë në emigracion nuk fitojnë më shumë se ai. Blerim Datja shprehet se me blektorinë është angazhuar e gjithë familja dhe se në këtë mënyrë arrijnë të përballojnë edhe shërbimin që ju duhet atyre. 30 vjeçari tregon se veç mishit, ai shet edhe qumështin apo nënproduktet e tij. Në këtë mënyrë të ardhurat rriten akoma më shumë.
Të rinjtë që merren me blektori në vendin tonë janë të pakët, pasi pjesa më e madhe e tyre e refuzojnë të merren me të e në këtë mnëyrë, largohen jashtë vendit. Por shembuj të tillë si Blerimi tregojnë se edhe duke u marrë me blektori, mund të sigurosh të ardhura të mjaftueshme për jetesë.