Gurët në Shkopet bëhen problem për qarkullimin normal të automjeteve

0

Reshjet e shirave të ditëve të fundit kanë rikthyer problematikën e rënies së gurëve në rrugën e Shkopetit. Në të gjithë aksin nga Ura e Ulzës deri në afërsi të Skurajve ka patur prani të gurëve në rrugë duke penguar qarkullimin normal të automjeteve. Më problem situata mbetet gjatë orëve të natës dhe mëngjesit ku gurët pushtojnë pothuajse gjithë karrexhatën. Jashtë kameras drejtuesit e mjeteve thanë se janë vetë ata që i largojnë gurët nga rruga pasi firma kujdeset vetëm me intervale.
Rënie të gurëve ka patur gjatë gjithë ditës, të cilët janë spostuar në kanalin kullues anësor të rrugës.

Megjithëse punëtorët e firmës kanë nisur pastrimin e tyre, situata vijon të mbetet problematike, ndaj këshilla për të gjithë përdoruesit e kësaj rruge është të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në këtë aks. Për shkak të terrenit, rënia e gurëve në aksin e Shkopetit ka qenë e vazhdueshme ndërsa për ekspertët zgjidhja e vetme është që shpati i malit të mbulohet me rrjetë.