
Shkak për vdekjen e Nehat Kullës, njohur ndryshe me nofkën “Gjenerali”, ka qenë virusi i ri COVID-19.
Lajmi e ka konfirmuar shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në emisionin “Real Story”
“Vdekja e Nehat Kullës nëse e marrim si rast ka qenë për shkak të koronavirusit, po. Ka pasur edhe komplikacione të tjera, por shkak zyrtar për vdekjen e tij ka qenë pikërisht Covid-19.” tha Brataj.