Rekamë

Një aksident tragjik për jetën e një të moshuari ka ndodhur sot në Fushë Krujë.

Policia njofton se ka mbetur viktimë 73-vjeçari N. N., i cili është përplasur nga një makinë tip “Fiat”, teksa ka qenë duke lëvizur me biçikletë.

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Më datë 25.05.2020, rreth orës 09:55, në Fushë Krujë, mjeti tip “Fiat” me drejtuese shtetasen N.G.,33 vjeçe, ka aksidentuar shtetasin N.N., 73 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë shtetasi N.N ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.