“E pabesueshme”, ish-ministri i Brendshëm italian nxjerr videon: Si po e prodhonin në laborator kinezët koronavirusin që në 2015. Interpelancë urgjente me…
“E pabesueshme Nga Tgr Leonardo (Rai Tre) i datës 16.11.2015 një reportazh për një supervirus pulmonar Coronavirus të krijuar nga kinezët me lakuriq nate dhe minj, jashtëzakonisht i rrezikshëm për njerëzit. Nga Lega interpelancë urgjente me Presidentin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrin e Jashtëm”, shkruan Salvini.
Ndërkohë në emisionin e Rai Tre thuhet se një grup shkencëtarësh kinezë po punonin për krijimin e supervirusit nga transplantimi i një proteine nga lakuriqët e natës dhe virusit SARS të minjve, i njëjti si koronavirus. Sipas tyre kjo bëhej për efekte studimi.