Rekamë![](https://mattv.al/wp-content/uploads/2024/06/euro2024_mati_1x1-1-scaled.jpg)
![](https://mattv.al/wp-content/uploads/2024/06/euro2024_mati_1x1-1-scaled.jpg)
Të fundit që gjykata ju ka konfirmuar mandatin e kryetarit të Bashkisë të dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit, për Qarkun Dibër, janë Dionis Imeraj për Bashkinë Dibër dhe Lefter Alla për Bashkinë Bulqizë.
Mësohet se të dy kryetarët e rinj të këtyre bashkive kanë marrë aprovimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Dibër për të qeverisur në mandatin vendor në vazhdim.
Ndërkohë më parë mandatet i kanë konfirmuar në gjykatë edhe Ilmi Hoxha për Bashkinë Klos dhe Agron Malaj për Bashkinë Mat.
Tashmë pritet miratimi i mandateve për Këshillat Bashkiak e më pas këta të fundit të bëjnë kostituimin për tju dhënë mundësinë kryetarëve të dalë nga 30 Qershori të nisin zyrtarisht detyrën.