Dibër/ Fermeri gjen ariun duke i ngrënë misrin, e qëllon me çifte në kokë

0

 Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Dibër.

Një fermer nga fshati Gjuras, ka qëlluar me armë zjarri çifte një ari i cili kishte hyrë në arën me misër. Sipas Fermerit ariu ishte duke i ngrënë misrin, dhe për këtë arsye ai e ka qëlluar me një plomb në kokë.

E gjithë ngjarja është filmuar nga një person tjetër i cili qëndron afër autorit të ngjarjes. Në pamjet e siguruara nga JOQ, duket ariu i cili ka rënë në lak dhe më pas shfaqet autori i cili e qëllon nga një distance jo shumë e largët.

Edhe pse memorandumi i armëve vazhdon, ende ka njerëz që dalin për gjueti duke kundërshtuar ligjin