Denoncimi i qytetarit/ Në fshatin Fshat të detyruar të përdorim metoda mesjetare për të kalur lumin

0
11

Sot në redaksinë e Mattv.al ka ardhur një denoncim i cili tregon edhe një herë neglizhencën e shtetit shqiptar ndaj Matit.

Sipas banorit të fshatit Fshat ata janë të detyruar të përdorin një trung për të kaluar lumin.

Duket gati e pabesueshme në vitin 2020 të përdoret një metodë e tillë e cila shumë thjeshtë mund ti rrezikojë edhe jetën banorëve.

Sipas denoncuesit më parë aty ka qenë një urë por ajo u shkatërrua nga prurjet e ujit.

Denoncimi i qytetarit

Pershendetje, Ky trung sherben si ure mbi lumin Lezeder ne fshatin Fshat. Kur fillojne shirat eshte e pamundur te kalosh nga njera ane e fshatit ne tjetren. Do te na ndihmonit shume po te benit nje kronike mbi kete problem

(Arlindo Vani Matttv.al)