Një denoncim i rëndë ka ardhur në ditën e sotme nga drejtuesi elektoral i PD Dibër, Xhelal Mziu.
Sipas Mziut një qytetar i cili banon në Arrës të Dibrës ndodhet aktualisht në gjendje kritike për jetën dhe nuk po i ofrohet asnjë ndihmë.
Ai ka kërkuar nga qeveria ndërhyrje dhe ka akuzuar Xhaçkën për përdorim të helikopterit për fushatë e jo kur realisht i nevojitet popullit
Statusi i Xhelal Mziut në facebook
Skandal !
Një i sëmurë në Arras Dibër, në gjendje shumë të rënduar shëndetësore !
Rruga është e bllokuar nga bora, asnjë mjet borëpastruese nuk është në të gjithë rrethin Dibër, asnjë ndërhyrje nga Drejtoria e emergjencave civile në ndihmë të qytetarëve !
Helikopteri nuk vihet në dispozicion të këtij të sëmuri në gjëndje kritike për jetën, por vihet në dispozicion të ministres Xhaçka për të bërë fushatë elektorale në qarkun e Dibrës !
Qeveria rilindase qëllim parësor ka vjedhjen dhe propagandën elektorale jo jetën e qytetarëve!