Rekamë

1 rast i ri me Covid-19, shkon në 9 numri i të infektuarve në Mat
Ka shkuar në 9 numri i të infektuarve më Covid-19 në Mat.
Ministria e Shëndetësi dhe Mirëqënies Sociale bëri të ditur këtë të hënë se vetëm një rast i ri është shtuar në vatrën e infeksionit në fshatin Urakë në Mat.
Ndërkohë, burime pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor thanë se ditën e dielë janë dërguar për analizë 10 tampon ku vetëm njëri prej tyre ka rezoltuar pozitiv.
Po ashtu, rasti i konfirmuar sot është brenda familjeve të konfirmuara të Premten e kaluar. Specialistët e epidemiologjisë thanë se nuk ka vatër të re të infeksionit, duke i bërë rastet të kontrollueshme dhe të izolueshme.
Por, ata vazhdojnë të këshillojnë qytetarët që të bëjnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e distancimit social e po ashtu edhe të higjenës personale.
9 rastet me Covid-19 në Mat, vijnë si pasojë e një infeksioni të marrë nga një e moshuar në Spitalin Universitar në Tiranë, ku një infermiere ishte e infektuar.