
Ministria e Shëndetësisë deklaron se mes 6 personave që nuk e kanë fituar dot betejën me koronavirusin është edhe një 64-vjeçar nga Mati.
Ndërsa janë identifikuar 135 raste të reja pozitive me COVID, nga 860 testime të kryera. Ndërkohë, janë shëruar 94 persona.
Që nga fillimi i epidemisë regjistrohen mbi 10 mijë të prekur nga koronavirusi, prej tyre, 60% janë të shëruar, ndërsa 3814 janë persona aktivë me COVID-19.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 12 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Në shpërndarjen gjeografike te rasteve aktive sipas qarqeve kryeson qarku i Tiranës me mbi 2 mijë të infektuar aktualisht, ndërsa qarku Dibër ka vetëm 35 të infektuar me koronavirus. Persona të shtruar në spital aktualisht nga qarku Dibër janë 6, të vetëizoluar në shtëpi 29, teste gjithëse kanë kryer 1017 persona, ndërsa të vdekur nga koronavirusi janë 7.