Covid 19/ Del përgjigja e tamponëve. Qarku Dibër “qëndron” me vetëm 8 raste aktive

0

Nga 16 tampon të dërguar për analizë në Institutin e Shëndetit Publik në Tiranë, të marra në dy ditët e fundit tek kontaktet e të infektuarve në Mat, 12 prej tyre kanë rezoltuar negativ, ndërsa përgjigjet për 4 tamponët e dërguar të enjten pritet të dalin paraditen e së shtunës.

Burime për Mat Televizion thanë se për shkak të numrit të lartë të tamponëve të marra nga i gjithë vendi, testimi i të gjithëve nuk mund të bëhet brenda ditës e kjo ka bërë që përgjigjet të dalin me vonesë. Këtë të premte drejt ISHP është dërguar vetëm një tampon për analizë.

Ndërkohë në Dibër vijojnë të jenë 2 raste aktive ku njëri prej tyre po trajtohet në spitalin Infektiv në Tiranë ndërsa rasti tjetër është izoluar në banesë.

Krahas 16 tamponëve të dërguar ditën e enjte për analizë në Institutin e Shëndetit Publik, burime pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Dibër thanë se këtë të premte janë dërguar edhe 7 tampon të tjerë duke e çuar numrin total në 23.

Specialistët epidemiolog vijojnë gjurmimin e kontakteve të personave të infektuar me Covid-19 në Mat e Dibër.

Nga 4 bashkitë e Qarkut Dibër deri tani vetëm në Klos nuk është shënuar asnjë i infektuar me coronavirus.