Rekamë

Brenda pak muajsh pandemia e Covid-19 është spostuar nga një kontinent tek tjetri. Sot numërohen më shumë se 31 milion të prekur dhe më shumë se 960000 të vdekur. Qysh nga fillimi, kërkimi ka lëvizur për të zhvilluar testime të besueshme në gjendje të identifikojnë praninë e virusit në popullatë. Tani vëmendja është përqëndruar ndaj testimeve të shpejta që mundësojnë të individualizohen vrullshëm njerëzit që kanë rënë në kontakt me virusin dhe ata potencialisht imunë. Mund të rezultojnë shumë të dobishëm në porte e në aeroporte, në shkolla e në universitete, në vendet e punës e në zyrat publike për të frenuar transmetimin e virusit dhe parandaluar nevojën për t’ju drejtuar masave më shtrënguese apo për t’u kthyer tek lockdown.

Cilat janë testimet e disponueshme për Covid-19?

Testimet për Covid-19 ndahen në dy kategori kryesore, me funksione të ndryshme dhe komplementare: testimet molekulare, midis të cilëve i ashtuquajturi tampon, që interceptojnë pranonë e materialit gjenetik viral, duke zbuluar sa është në zhvillim infektimi; dhe testimet antitrupurë, të quajtur rëndom sierologjikë, të cilët kërkojnë antitrupat e prodhuara nga sistemi imunitar në përgjigje të infektimit, për të zbuluar nëse një njeri është vënë apo jo në kontakt me Sars-cov-2 në muajt e fundit. Të parët fotografojnë situatën në lëvizje, duke zbuluar infektimin në zhvillim dhe, për pasojë, infektimin e veçantë, ndërsa të dytët ndihmojnë që të rindërtohet transmetimi i virusit midis popullatës dhe të monitorohet shkalla e imunizimit të tij, nga ku do të varet evolucioni i pandemisë.

Në të dyja kategoritë janë zhvilluar shumë tipologji analizash që ndryshojnë për nga besueshmëria dhe siguria, lehtësia e ekzekutimit dhe afati i përgjigjes. Kompanitë bioteknologjike po përfundojnë testime gjithnjë e më të shpejtë, që në rast se përdoren në shkallë të gjerë mundësojnë të monitorohet thuajse në kohë reale përhapja e virusit në popullatë dhe të kihet një vlerësim më i saktë i rasteve, pa ju dashur t’u besohet modeleve matematikore. Janë testime të thjeshta dhe ekonomike, por më pak të besueshëm në terma specificiteti dhe ndjeshmërie. Midis tyre janë testimet salivore, ku kërkohen gjurmë të virusit në pështymë, testet antigjenike që zbulojnë praninë e proteinave virale ne kampionë pështyme apo të nmarra nëpërmjet tamponit dhe testimeve sierologjike gishtshpuese, që zbulojnë praninë ose jo të antitrupave në gjak.

Kur dhe si të bëhet një testim?

Në rast ethesh dhe simptomash të ngjashme me gripin si kollë, djegie fyti dhe frymëmarrje e vështirë ose, në rast dyshimi, Ministria e Shëndetësisë rekomandon të qëndrohet në shtëpi, të mos shkohet në Urgjencë apo në një studio mjekësore, por të merret në telefon mjeku i familjes, pediatri apo roja mjekësore. Ose mund të thirret numri i gjelbër i rajonit tënd apo numri 1500. Në çdo rast, do të jenë mjeku i familjes, pediatri apo ASL e referimit që do të vlerësojë nëse do të jetë e nevojshme të bëhet tamponi dhe të japë udhëzime lidhur me çka duhet bërë. Disa laboratorë privatë janë autorizuar që të bëjnë testime sierologjike. Kush rezulton pozitiv, më pas mund të bëjë tamponin. Për momentin nuk mund të blihen testime për Covid-19 në farmaci.

Në çfarë konsiston tamponi?

Gold standard për diagnostikimin e sëmundjeve infektive i rekomanduar nga OBSH është testimi molekular, rëndom i quajtur tampon, që identifikon praninë e materialit gjenetik të virusit në kampionë biologjikë nëpërmjet teknikës në epruvetë të reverse transcription-polymerase chain reaction (Rt-Pcr). Falë kësaj teknike, kopjohen shumë herë porcionet specifike e genomës virale deri sa bëhen të “dukshme”: nëse këto porcione janë të pranishëm në kampion, atëhere testimi do të rezultojë pozitiv; në rast të kundërt, do të jetë negativ. Testimi bëhet mbi materialin biologjik të marrë me një si shkop të gjatë, i ngjashëm me një pastruese veshësh, nga mukozat e hundës dhe fytit. Marrja në vetëvete është e shpejtë, por e bezdisshme dhe për disa njerëz deri e dhimbshme.

Ky testim molekular nëpërmjet Rt-Pcr është më efikasi dhe më i besueshmi për të zbuluar virusin gjatë fazës aktive të infektimit, edhe në mungesë simptomash. Marzhi i gabimit është mjaft i ulët. Ama është një testim i kushtueshëm, që kërkon personel të kualifikuar, reagentë specifikë dhe aparatura të kushtueshme që kërkojnë orë të tëra për të nxjerrë rezultatin. Duke ju dashur të punojnë me një numër të lartë kampionësh, shpesh laboratorët janë të bllokuar dhe afati për një përgjigje mund të zgjatet, edhe në disa ditë, me rrezikun e bërjes të kotë e të gjithë procesit. Në fakt, pasja e rezultatit të tamponit në distancën e një jave ose më shumë nënkupton se rastet e dyshimta gjithsesi duhet të qëndrojnë në karantinë në pritje të marrjes së përgjigjes, e cila vjen kur njeriu mund ta ketë kaluar tashmë sëmundjen dhe kur është tashmë shumë vonë për ta izoluar pacientin. Në Shtetet e Bashkuara këto vonesa, bashkë me mungesën e tamponëve, shkruan revista “Nature”, kanë kontribuar në përhapjen e shpejtë e epidemisë.

Çfarë do të thotë të dalësh negativ në tampon?

Testimi molekular me Rt-Pcr është për momentin më i besueshmi, por nuk është i përsosur. Në fakt nuk mungojnë as falsët pozitive, as falsët negative. Siç e shpjegon JAMA Network, në rast se testimi kryhet shumë shpejt dhe virusi nuk ka pasur kohë të replikohet, analiza molekulare nuk është mjaft e ndjeshme sa të mund t’ia zbulojë praninë. Kështu, në rast se shfaqen simptoma shumë të dyshimta, nuk është e mjaftueshme bërja e një tamponi të vetëm për ta përjashtuar pozitivitetin ndaj virusit. Për të garantuar një rezultat më të saktëm tamponi duhet të përsëritet më pas ose në pjesë të ndryshme të aparatit të frymëmarrjes, edhe në një kampion biologjik i aparatit të frymëmarrjes më të “thellë” (espektorat ose aspirato endotrakeal).

Deri ku del pozitiv në tampon?

Derikur është i pranishëm virusi, tamponi rezulton pozitiv. Shërimi i “plotë” në Itali certifikohet pas 2 tamponësh radhazi negativë, edhe pse OBSH i ka azhurnuar linjat udhëzuese të saj, duke thënë se mund të mjaftojnë 3 ditë pa simptoma për ta certifikuar shërimin. Pozitiviteti i testimit molekular me Rt-Pcr tregon vetëm praninë e RNA të Sars-cov-2 dhe jo domosdoshmërisht të virusit jetik: ka pasur raste njerëzish të rezultuar sërish pozitivë pas dy tamponësh negativë prej pranisë se pjesësve virale të vdekura dhe, për pasojë, jo më infektuese.