Cerujë, probleme me ujin e pijshëm

0

Banorët e fshatit Cerujë në Bashkinë e Klosit po furnizohen me ujë të pijshëm nëpërmjet rrjetit të vjetër të ndërtuar dekada më parë. Për këta banorë, ai rrjet nuk ka siguri pasi herë pas here uji shkon i ndotur në çezmat e tyre. Fitim Havalja tregon se lidhur me këtë problematikë është bërë një investim mbi fshat, por që nuk ka përfunduar.

Fitimi na tregon edhe pusetën e përfunduar, por që prej 8 muajsh nuk po bëhet lidhja e rrjetit të furnizmimit me ujë të pijshëm me tubacion të ri, çka do të zgjidhte përfundimisht problematikën e furnizimit me ujë të të gjithë fshatit.

Banori Fitim Havalja i bën apel pushtetit vendor dhe ujësjellësit që të përfundojnë punën e nisur në mënyrë që të konsumojnë ujë të sigurtë.

Enver Doçi