Burreli barazon me Besëlidhjen dhe zbret në zonën e nxehtë

0

zhvilluar këtë të shtunë një pjesë e ndeshjeve të javës së 21 të kampionatit të kategorisë së parë në futboll. Matjanët pritën në shtëpi ekipin e Besëlidhjes së Lezhës, një ndeshje e cila përfundoi me porta të paprekura. Lezhjanët treguan synimin e tyre që në minutat e para të takimit duke qenë të tërhequr në mbrojtje dhe me pak raste drejt sulmit. Ndërsa matjanët nisën me eufori lojën duke kërkuar finalizim që në pjesën e parë. Por megjithëse patën disa raste, djemtë e skuadrës matjane nuk arritën të shënojnë në portën mike.

Edhe në pjesën e dytë vendësit patën disa raste për të shënuar, ndryshe nga miqtë që nuk rrezikuan asnjëherë sëriozisht portën e Burrelit. Por as në këtë pjesë nuk pati ndryshim rezultatin, duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllej Burreli 0 e Besëlidhja 0, duke ndarë nga një pikë secila skuadër.

Barazimi i kësaj të shtune e ka zbritur ekipin e Burrelit në vendin e 9 që është një nga vendet e zonës play out. Megjithatë, janë edhe pesë ndeshje deri në fund të kampionatit nga të cilat do të ketë ndryshime në pozicionimin e skuadrave të kategorisë së parë. Ndeshjet e tjera të luajtura sot përfunduan: Tërbuni – Turbina 1 me 1, Lushnja – Besa 2 me 1 dhe Tomori – Luzi 2008 0 me 2. Javën e ardhshme Burreli luan në Fier kudër Apolonisë.

Dritan Kurti