Burrel. Rasti i kryeinfermieres, reagon ISHP Mat: Nuk kemi të dyshuar të infektuar

0

Rasti i kryeinfermieres së pediatrisë në QSUT, reagon ISHP Mat:

“Nuk kemi të dyshuar të infektuar
Mes personave të infektuar me Covid-19 të raportuar gjatë ditës së sotme, ishte edhe kryeinfermierja e pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë. Në media u publikua se ajo kishte deklaruar se ka marrë pjesë në një ceremoni mortore në një nga fshatrat e Matit në fillim të këtij muaji. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Mat.
“Personi nga personeli shëndetësor në Tiranë i konfirmuar sot me Covid-19, është e vërtetë që ka marrë pjesë në një ceremoni mortore me datë 05/04/2020 periudhë që i takon të ketë kaluar periudha e inkubacionit dhe asnjë nga personat që mund të kenë patur kontakt me të nuk ka shfaqur shenjat e virusit, duke bërë që të mos kemi raste të dyshuara. Megjithëse kanë kaluar 18 ditë ne ju bëjmë thirrje të gjithë personave që kanë qenë në kontakt me të, kryesisht të afërmve të ruajnë distancimin fizik dhe për çdo shqetësim të mbajnë kontakt me mjekun e familjes. Jemi në kontakt të vazhdueshëm për çdo njoftim të bërë nga ISHP jo vetëm për këtë rast por edhe të tjera për të bërë hetimin Epidemiologjik dhe informuar qytetarët” – thuhet në reagimin e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Mat.”