Rekamë

 Katër persona kanë përfunduar 24-orët e fundit në prangat e policisë të Dibrës.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale ‘Ndërtim pa lejen e organeve përkatëse’ dhe ‘Drejtim mjeti pa patentë’.

Konkretisht në prangat e bluve të Dibrës ka përfunduar shtetasi F. K, banues në Klos i cili akuzohet për veprën penale ‘Ndërtim pa leje’.

Hetim në gjendje të lirë ka filluar edhe për shtetasin me iniciale H. M., pasi edhe ky është konstatuar duke ndërtuar pa leje në zona publike.

Specialistët e policisë rrugore kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit me iniciale F. K., 28-vjeç i cili ishte banues në Burrel, ky shtetas ka drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe ka shkaktuar një aksident duke u përplasur me një automjet tjetër.

Në prangat e policisë rrugore ka përfunduar edhe shtetasi me inicialet A. R., 25-vjeç banues në Dibër, i cili u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin tip kamionçin pa dokumenta dhe pa leje drejtimi.

Në prangat e policisë ka përfunduar edhe 38-vjeçari me inicialet G. M., edhe ky banues Në Dibër pasi u kap duke drejtuar një motoçikletë pa targa.

Materialet hetimore për rastet në fjalë i janë referuar prokurorisë e cila pritet të vazhdojë hetimet.

Njoftimi i policisë:

Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, dhe procedohet penalisht një tjetër për vepra të ndryshme penale. Gjatë 12-orëve të fundit evidentohen dhe goditen dy raste të ndërtimeve pa leje, si dhe 3 raste të drejtimit të automjetit pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Postës së Policisë Klos gjatë kontrollit të territorit kanë konstatuar shtetasin F. K., në pronë publike duke ndërtuar një objekt për qëllime biznesi, pa lejen e organeve përkatëse. Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i pronarit të objektit në ndërtim, shtetasit F. K., 35 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Po në vijim të kontrollit të territorit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H. M., pasi u konstatua duke kryer punime pa lejen e organeve përkatëse. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: F. Z., 38 vjeç, banues në Burrel, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përplasur me një mjet tjetër. A. R., 25 vjeç, banues në Dibër, pasi u kap duke drejtuar mjetin kamionçinë pa dokumentacion dhe pa leje drejtimi; G. M., 38 vjeç, banues në Dibër, pasi u kap duke drejtuar motoçikletën pa targa dhe pa leje drejtimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.