Burrel. Dita Botërore e Ambjentit, aksion sensibilizues

0

Në kuadër të Ditës Botërore të Ambjentit, Bashkia e Matit zhvilloi një kasion të përgjithshëm për pastrimit e territorit nga mbeturina të ndryshme. Aksioni u përqendruar në hapsirat publike në qytetin e Burrelit ku ata që morën pjesë u ndanë në disa grupe. Zëvendëskryetari i Bashkisë Mat, Myslym Zeneli tha se një kasion i tillë në ditën botërore të ambjentit përcjell shumë mesazhe se si qytetarët vetë duhet të ndërgjegjësohen për ta mbajtur mjedisin ku jetojmë të pastër e pa mbeturina. Ai shtoi se fushata të tilla janë zhvilluar vazhdimisht nga bashkia dhe ka një ndërgjegjësim qytetar, por ende situata e ndotjes mbetet problematike. Ndërkohë këtij aksioni në ditën botërore të mjedisit iu bashkuan edhe institucione të tjera që asistuan në pastrimin e territorit jo vetëm në qytetin e Burrelit, por edhe në rrugën nacionale Burrel – Skuraj apo Burrel – Ura e Lusës.