Rekamë

Tre taste pozitive të infektuar me Covid-19 kanë rezultuar në shkollën “Xhevdet Doda” në qytetin e Bulqizës.
Mësohet se pozitiv kanë dalë dy persona nga stafi pedagogjik dhe një sanitare. NJVKSH ka bërë izolimin e të infektuarve në banesat e tyre, ndërsa ka nisur hetimi epidemiologjik për këto raste qoftë tek familjarët e qoftë tek kontaktet e tjera.
Gjendja shëndetësore e tyre është e qëndrueshme, por duhet të qëndrojnë 14 ditë në karantinë.
Pak ditë më parë në shkollën “Shefqet Tançi” po të Bulqizës u infektuan 5 pjestarë të stafit pedagogjik, por nuk pati pezullim të procesit mësimor. Mësuesit e infektuar u zëvendësuan nga ZVA Bulqizë me të tjerë mësues që ishin në listat e pritjes për punësim.
Numri i të infektuarve në të gjithë Qarkun Dibër ka shkuar në 80. Katër raste të reja u shënuan sot, 3 në Dibër e 1 në Bulqizë.