Bulqizë, shumë qytetarë lëvizin pa autorizim

0
4

Edhe në qytetin e Bulqizës shumë qytetarë kanë dalë këtë të hënë pa u pajisur me autorizim në një nga format e shpallura nga qeveria. Një pjesë e tyre thonë se nuk kanë mundur të aplikojnë, e ndërsa pjesa tjetër shprehen se një gjë të tillë nuk kanë nevojë pse ta bëjnë pasi sapo të bëjnë blerjet e nevojshme do të rikthehen në banesë. Ndërkohë, orari i paradites është shfrytëzuar nga të rinjtë për tu grumbulluar e për të qëndruar sëbashku duke mos respektuar distancimin social. Por ka edhe nga ata qytetar që janë treguar të kujdesshëm të cilët kanë marrë lejen për të dalë e sapo kanë bërë blerjet e nevojshme janë kthyer në banesë brenda orës që ua përcakton leja.