Rekamë

Policia e Shtetit ka njoftuar ditën e sotme se ka arrestuar një 23-vjeçar të shpallur në kërkim për vjedhje në Bulqizë.

Në pranga ka përfunduar i riu me inicialet E. A., 23 vjeç, banues në Bulqizë.

Policia thotë se arrestimi i tij është bërë pasi dyshohet se ka vjedhur me thyerje dyqanin e një shtetasi në qytetin e Bulqizës.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka kryer edhe vjedhje të tjera. Më datë 11.07.2020, në Tiranë, ai akuzohet se i ka vjedhur një shtetasi çantën e dorës me një shumë parash. Ndërkohë më datë 08.10.2020, sipas policisë, ai dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e një shtetaseje në fshatin Dushaj, Tropojë.

Njoftimi i policisë:

Vodhi me thyerje dyqanin e një shtetasi, kapet dhe ndalohet 23-vjeçari i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”.

Zbulohen dhe dokumentohen dhe dy vjedhje të tjera të kryera nga ky shtetas.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin:

– E. A., 23 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se ka vjedhur me thyerje dyqanin e një shtetasi në qytetin e Bulqizës.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas me datë 11.07.2020, në Tiranë i ka vjedhur një shtetasi, çantën e dorës me një shumë vlerash monetare.

Me datë 08.10.2020, dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e një shtetasja në fshatin Dushaj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.