
Sapo ora shkoi 13:00 të gjitha rrugët e qytetit të Burrelit u boshatisën menjëherë. Qytetarët nxituan për tu kthyer në banesat e tyre pas hyrjes në fuqi të vendimit për karantinimin e gjithë popullatës nga ora 13:00 të kësaj të shtune deri në orën 5 të mëngjesit të së hënës.
Ndërkohë në mbështetje të policisë së shtetit dhe asaj bashkiake, ishte edhe policia ushtarake nga Detashmenti i Mbështetjes Rajonale, Burrel.
Të gjitha rrugët e qytetit Burrelit po monitorohen nga policia e shtetit e ajo ushtarake. Ndërkohë kanë nisur kontrolle edhe në ndërtesat e braktisura pasi dyshohet se ka grumbullime, kryesisht të rinjsh.