Bashkia Mat mbyll dëgjesat publike për buxhetin e vitit 2021

0

Njësia administrative Burrel ishte ndalesa e fundit e Kryetarit të Bashkisë Mat dhe stafit të tij në kuadër të dëgjesave publike dhe konsultimeve për buxhetin e paketën fiskale të vitit të ardhshëm. Qytetar të Burrelit, grupeve të interesit ishin të pranishëm në këtë dëgjesë publike ku dhe u shpalos projekt-buxheti paraprak e paketa fiskale për vitin 2021. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj bëri një rezyme të punëve të bëra gjatë këtij viti, duke nisur në infrastrukturë, arsim, sport, mjedis etj.
Nga ana tjetër, Malaj shpalosi edhe prioritetet për vitin e ardhshëm, duke bërë publike një sërë projektesh që pritet të nisin zbatim shpejt dhe në vitin 2021.
Pasi u morën edhe mendimet e të pranishmëve, tashmë paketa fiskale dhe projekt-buxheti i vitit 2021 do t’i paraqiten Këshillit Bashkiak për miratim, Prefektit të Qarkut Dibër për konfrimim e më pas do të nisë zbatimi në fillim të vitit të ardhshëm.