
Të gjithë qytetaret kanë edhe dy muaj kohë për të aplikuar pranë bashkisë së tyre për të përfituar marrjen e çertifikatës së pronësisë për tokat bujqësore. Kjo është një thirrje që vjen nga drejtori i Agjencisë së Kadastres Artan Lame.
Zonat problematike për të aplikuar, thekson Lame, janë zonat malore të Shqipërisë si në veri ashtu edhe në jug.
Ndërkohë që janë bërë me dije se procesi i azhornimin të tokës po vijon njëkohësisht me aplikimin për marrjen e pronësisë së saj.
Nga proçesi i ndarjes së tokës, deri tani kanë përfituar rreth 450.000 familje fshatare, me rreth 1.8 milion pasuri toke, një pjesë e mire e të cilave janë ende të pacertifikuara.