Rekamë

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar sot në mbrëmje çmimin e 1 kilogrami lënde narkotike kokainë në Ekuador, dhe sa shkon ky çmim nëse droga vjen në Europë.

Gjatë një interviste për gazetarin Blendi Fevziu, Hoxha tha se 1 kg kokainë në Ekuador kushton vetëm 1000 dollarë, ndërsa kur vjen në Europë shkon deri në 25 mijë euro.

Blerjen atje sipas Hoxhës mund ta bëjnë vetëm Shqiptarët që jetojnë në Ekuador, dhe se ka shumë luftë mes bandave shqiptare.

“Në Ekuador blihet me 1,000 dollarë, dhe vjen në Europë me 25 mijë 26 mijë euro, por e blen vetëm ai që është atje. Mes grupeve shqiptare në Ekuador ka luftë”.

Nga ana tjetër gazetarja Fatjona Mejdini tha se vetë Ekuadori nuk prodhon kokainë, por është treg i madh shpërndarje.

Ekuadori nuk është vend i madh, por është i lidhur me Kolumbinë dhe Perunë, Ekuadori nuk prodhon kokainë, por është një treg i madh i shpërndarjes përmes porteve dhe aeroporteve“, ka thënë Fatjona Mejdini.