Arrestohet 29 vjeçari nga Dibra. Transportonte klandestinë nga Korça në Kukës

0
7

olicia e Shtetit ka njoftuar sot se ka goditur një tjetër rast të dhënies ndihmë për kalim të jashtëligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Në kuadër të operacionit të koduar ‘Brothers’, në pranga kanë përfunduar tre persona, dy prej të cilëve vëllezër.

Të arrestuarit janë shtetasit F.M., 25 vjeç, F.M., 25 vjeç (vëllezer), të dy banues në Tiranë dhe E.T., 29 vjeç, banues në Dibër.

Policia thotë se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se në kohë të ndryshme organizonin trafikimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme, nëpërmjet kufirit Shqipëri-Greqi, në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Kukësit, kundrejt përfitimit monetar.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Operacioni, nga specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Nr. 5.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, dy prej tyre vëllezer.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Nr. 5, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Brothers”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: F.M., 25 vjeç, F.M., 25 vjeç, (vëllezer), të dy banues në Tiranë dhe E.T., 29 vjeç, banues në Dibër.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se në kohë të ndryshme organizonin trafikimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme, nëpërmjet kufiri Shqipëri-Greqi, në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Kukësit, kundrejt përfitimit monetar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim.