Aksidentohet gjatë punës një 35-vjeçar në Kamëz, ndërron jetë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:50 të së enjtes në Kamëz, ku një 35-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar në punë.

“Duke punuar në një fabrikë prodhimi parafabrikat, shtetasin B.M., 35 vjeç, dyshohet se e ka kapur makineria e fabrikës, ku si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor dhe policia po punojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë.