Rekamë

Një aksident i rëndë por fatmirësisht jo fatal për drejtesen e mjetit ndodhi në pasditen e kësaj të premteje në Bulqizë. Një automjet tip Audi doli dhe përfundoi pranë një banese, duke pësuar dëmtime të mëdha. Ngjarja u shënua në aksin nacional Bulqizë – Peshkopi në fshatin Vajkal.
Mjeti tip Audi i cili drejtohej nga një grua doli nga rruga dhe u përplas me murin e kësaj banese. Përplasja ka qenë e fuqishme por jo fatale për drejtuesen e mjetit. Kanë qenë kalimtarë të rastit që i kanë dhënë ndihmën e parë drejtueses së mjetit dhe më pas është transportuar për në spitalin e Bulqizës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes tha se paraprakisht dyshohet që drejtuesja e mjetit të ketë humbur kontrollin e tij, megjithatë kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vërteta.
Kjo nuk është hera e parë që në këtë aks rrugor ka aksidente, që vijnë kryesisht nga shpejtësia e lartë me të cilin lëvizin automjetet.