Aksident me vdekje në Burrel-Klos, vdes 70-vjeçari, drejtuesi i mjetit që e përplasi ndodhet në gjendje të rëndë

0

Një 70-vjeçar ka ndërruar jetë dhe një tjetër person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. 

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Burrel-Klos. Mësohet se B. Muça po kalonte rrugën në aksin nacional, në momentin që është përplasur nga automjeti që po drejtohej nga Dida.

Ky i fundit, ndodhje brenda në makinë bashkë me të shoqen. Bajram Muça është nisur drejt spitalit pas përplasjes por ka ndërruar jetë rrugës, ndërsa Dida ndodhet në gjednje të rëndë.

Bashkëshortja e këtij të fundit, ka marrë vetëm plagë të lehta në trup dhe ndpdhet jashtë rrezikut për jetën.