Abuzimi i 15-vjeçares nga roja, reagon Këshilli Pedagogjik i shkollës

0

Këshilli Pedagogjik i shkollës “Azem Hajdari” në Babrru ka reaguar në lidhje me abzuimin e 15-vjeçares nga roja i shkollës. Ata i janë drejtuar me një peticion kryeministrit Edi Rama dhe ministres së arsimit, Besa Shahini.



Pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të realizuar dje, Këshilli Pedagogjik i shkollës thotë se “distancohet plotësisht nga kjo dukuri e shëmtuar, dënon forcërisht ngjarjen dhe autorët e përfshirë në këtë akt tronditës”.