
Distancimi social mbetet edne një problem për ne shqiptarët. Ndonëse ka një ndërgjegjësim të madh në lidhje me masat e tjera që duhen marrë për tu mbrojtur nga Covid-19, problem mbetet distancimi social. Qytetarët Dibran tejmbushin bulevardin “Elez Isufi” të qytetit të Peshkopisë deri në orën 13:00, kur dhe mbaron afati i lëvizjes.
Por ajo që vihet re është lëvizja në grupe, duke mos respektuar distancën sociale mbi 1.5 metra. E njëjta gjë ndodh edhe në supermarket apo pika të shitjes së frutaperimeve. Një tjetër dukuri që vihet re është edhe lëvizja e qytetarëve të moshës së tretë, moshë e cila është më e riskuara dhe është këshilluar nga organet shëndetësore të qëndrojë vetëm në banesë.
Gjithçka ndryshon sapo akrepat e orës shënojnë 13:00. Rrugët boshatisen, dyqanet dhe institucionet publike mbyllen. Të vetmit që lëvizin në rrugët e qytetit të Peshkopisë dhe lagjet e tij janë forcat e rendit, ato të qarkullimit rrugior, të ushtrisë dhe policisë Bashkiake.
Deri në orën 5 të ditës pasardhëse vijon e njëjtja pamje, ndërsa më pas është sërisht i njëjti avaz, njerëz që lëvizin në grupe e të pambrojtur.