Debora e rene rrezikon te sjelle probleme te medha ne bujqesi

0
5

Vijojnë reshjet e dëborës, banorët të frikësuar nga dëmi që mund t’i shkaktojë frutikulturës Reshjet e dëborës kanë vijuar edhe mbrëmjen e djeshme si dhe gjatë paradites së kësaj të marte. Ato përfshinë të gjithë territorin e Matit, por në zonat malore trashësia shkoi deri në 5 apo 10 centimetra. Banorët e fshatrave thonë se nëse bora do të shoqërohet me uljen të temperaturave, do të ketë pasoja të rënda sidomos në frutikulturë ku shumë prej pemëve frutore kanë çelur. Ndërkohë dëbora ka arritur deri në 20 centimetra në zona të thella malore të Bulqizës e Dibrës. Në ostren, Trebisht, Lurë, e Kala e Dodës, trashësia varion nga 10 deri në 20 centimetra. Në orët e para të mëngjesit lëvizja në këto fshatra ka qenë e vështirë, por më pas situata ka ndryshuar pas shkrirjes së dëborës. Situata në rrugët nacionale paraqitet pa probleme, qoftë në aksin Peshkopi – Burrel, Peshkopi – Kukës apo Ura e Çerenecit – Librazhd