
Banorët e lagjes “Budini” në fshatin Suç të Bashkisë së Klosit rrezikohen nga ujërat e shiut sa herë ka reshje. Vërshimi i ujit nëpër rrugë dhe përroin aty pranë bën që disa familje të rrezikojnë jo vetëm përmbytjen por edhe shembjen e banesave. Banorët tregojnë se situata bëhet problematike sa herë ka reshje shirash, madje disa banesa janë dëmtuar si pasojë e rrëshqitjes së tokës për shkak të vërshimit të ujit. Bib Gjinaj thotë se banesa e tij rrezikohet nga uji që vëshron në përroin aty pranë. Ai shprehet se edhe pse e ka bërë kërkesë vazhdimisht në pushtetin vendor prej vitesh për vendosjen e një tumbine, askush nuk ka ndërhyrë.
Një tjetër problem në këtë lagje është edhe uji që vërshon në rrugë pasi kanalet anësore nuk e përballojnë e më pas përfundon në banesa.