Një efektiv i RENEA-s i identifikuar si Qazim Surroi ka mbetur i palgosur për shkak të një aksidenti automobilistik me mjetin e punës. Dosja.al mëson se Surroi është plagosur në fundshpinë në pjesën e legenit, teksa po ndiqte Gëzim Saraçin, atentatorin e kryebashkiakut të Lushnjes.
Surroi është dërguar menjëherë për në spitalin e Traumës dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, por mësohet se gjendja e tij është e rëndë.
Tushe u palgos bashkë me sekretaren e tij Erisa Qalliun, pas një atentatime granatë në zyrën e Bashkisë. Ish-shoferi, Gëzim Saraç, pas sherreve që ka pasur me Tushen u fut në zyrë dhe hodhi një granatë duke i plagosur të dy. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka marrë nën mbrojtje familjen e kryebashkiakut Fatos Tushe, për të shmangur çdo lloj incidenti tjetër të mundshëm.