Rritja e portave të HEC Ulëz bërë nga kompania që e ka me konçension, ka dhënë pasojat e para. Reshjet e shirave të rëna gjatë kësaj jave kanë bërë që prurjet në liqen të jenë të mëdha. Por ajo që ngrihet si shqetësim nga banorët e Ulzës është se rritja e nivelit të portës me 80 cm, ka përmbytur zonën ku banorët e përdorin për plazh gjatë verës dhe tokat poshtë qytezës Ulzës.
“Nga ngritja e kuotës së Liqenit jashtë kuotës së projektuar ( por e ndryshuar nga Kurumi pa miratimin e Bashkisë) përmbytet plazhi i qytetit dhe tokat përreth”.
Për ta ilustruar, banorët e Ulzës kanë dërguar edhe video.