Trajneri i Kombëtares, Edi Reja bëri publike listën e futbollistëve të grumbulluara për 2 sfidat ndaj Turqisë dhe Moldavisë. Tekniku italian në një konferencën për shtyp përpara gazetarëve foli për zgjedhjet e tij. 73-vjeçari theksoi se sfida ndaj Turqisë do të jetë vendimtare për sa i përket kualifikimit, teksa kuqezinjtë do të zbresin në fushë vetëm për fitore.
Shkojmë me bindjen që mund të bëjmë lojën tonë. Janë të fortë në kundërsulm. Nga ana taktike do bëjmë një ndeshje shumë të mirë, për të marrë një rezultat pozitiv.E dimë shumë mirë që kjo është mundësia e fundit për të shkuar në Europë. Ambienti është gati për të marrë një fitore ndaj Turqisë. Edhe barazimi nuk na intereson. I vetmi objektiv i joni është të bëjmë një ndeshje sa më pozitive për të marrë një rezultat pozitiv, që është fitorja.
Jashtë listës kanë mbetur kapiteni Mërgim Mavraj dhe Armando Sadiku.
Unë kam folur me Mavrajn! Ka për të bërë një operacion në krah. Më ka kërkuar pushim. Do ta rifitoj radhës tjetër. E di që do pyesni edhe për Sadikun. Ka kërkuar pushim për probleme familjare. Xhaka nuk është grumbulluar, kam folur i kemi sqaruar. Dua të njoh lojtarët e rinj si Selhai dhe Seferi. Nuk më pëlqen të grumbulloj 27 lojtarë. Me lojtarët me vlera nuk dua të krijoj situata të pakëndshme duke i dërguar në tribunë. Dua t’iu jap minuta lojtarëve që të tregojnë vlerat e tyre, duke provuar sa më shumë. Gjithashtu edhe Trashin, e kishim në grup, meriton konsideratë dhe minuta për të luajtur. Po luan rregullisht me klubin.
Trajneri kuqezi u ndal edhe te grumbullimi i lojtarve nga kosova
Grumbullimi i lojtarëve nga Kosova normalisht që na prish punë. Do provojmë me të gjithë të rinjtë që na duken premtues. Duhet të vlerësojmë sa më mirë, për të ndërtuar një skuadër sa më cilësore. Është normale që plani shkon për tej nëntorit. Ne do analizojmë çdo kundërshtar. Normale që do shikojmë për të ardhmen. Kush punon gabon, do mundohem të afroj lojtarët që mendoj se i shërbejnë skuadrës. Kush më njeh pak më mirë e di që nga Napoli, Lacio dhe Kaljari jam larguar unë. Nuk jam i lidhur me kontratat dhe paratë. Më pëlqejnë projektet e mira ku mund të bëjë punën sa më mirë.