Më shumë se 150 bagëti ngordhin nga murtaja në Martanesh, autoritetet ndërhyjnë urgjentisht

0

Një shpërthim i sëmundjes së murtajës ka goditur një fermë të bagëtive të imta në fshatin Val, Martanesh, në territorin e Bashkisë Bulqizë.

Sipas burimeve lokale, mbi 150 krerë bagëti kanë ngordhur deri më tani, ndërsa rreziku që e gjithë tufa, e cila përbëhet nga rreth 700 krerë, të preket, mbetet i lartë.

Për të përballuar situatën, drejt zonës janë nisur menjëherë specialistë të Drejtorisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Dibër, të shërbimit veterinar të qarkut, si dhe përfaqësues të bashkisë Bulqizë.