Futboll / Të dielën, ndeshjet e fundit të kategorisë së parë për renditjen përfundimtare, Burreli udhëton drejt Kukësit

0
221

Të dielën e 20 Prillit do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e javës së fundit të kampionatit të kategorisë së parë në futboll, ku dhe do të përcaktohet renditja përfundimtare e ekipeve nga vendi i parë deri në vendin e 12. Ekipi ynë i futbollit e mbyll këtë garë me ekipin e Kukësit, në një ndeshje në transfertë, e cila pavarësisht rezultatit pritet të mos ketë asnjë ndikim në renditjen finale të skuadrës matjane, të drejtuar nga trajneri Ditmar Bicaj, teksa është 6 pikë larg Pogradecit pasues, dhe 6 pikë larg Besës së vendit të tretë. Ndërkohë, as ekipit kuksjan nuk i ndryshon renditja pavarësisht rezultatit pasi ndodhet në vendin e 10 dhe është 7 pikë larg Kastriotit të vendit të 9 dhe 12 pikë larg vendit të 11, Valbonës së Tropojës.

Nisur nga këto rezultate, fundi i lojës do të prodhojë vetëm statistikë për të dy ekipet, qoftë fitore, barazim apo humbje.

Ndërkohë, ekipet që kanë siguruar direkt kalimin në superligë janë Vora dhe Flamurtari, ndërsa ekipet që kanë rënë direkt në një kategori më poshtë janë Valbona dhe Erzeni. Në javët në vijim do të zhvillohen edhe përballjet e play out e ato play of ku do të dalin ekipet që do të jenë në klategorinë e dytë e ekipin e tretë që do të ngjitet në kategorinë superiore.