
Zyrat e Gjendjes Civile në të gjithë vendin kanë nisur afishimin e listave paraprake të zgjedhësve. Pranë çdo Zyre janë afishuar emrat e qytetarëve me të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se që nga ky moment të gjithë qytetarët mund të verifikojnë nëse e kanë emrin në listën e zgjedhësve, e nëse nuk e kanë të kërkojnë që të bëhen ndryshime.
Nga ana tjetër, Prefekti Shehu sqaroi edhe procedurën se si do të veprohet me të gjithë zgjedhësit që jetojnë jashtë vendit, por kanë emrin në listat e afishuara pranë vendlindjeve të tyre.