Hapet tuneli i Murrizit, tashmë puna do të përqendrohet në procese të tjera

0

Ky është momenti kur dy makineritë që punonin për bashkimin e tunelit të Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit heqin metrin e fundit të dheut. Për të parë nga afër këtë proces, ishte vetë Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Momenti i bashkimit të dy kantierëve të punës që po punohej prej katër vitesh për hapjen e këtij tuneli është pritur me ovancione nga të gjithë të pranishmit. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se shkak për të vonuar hapjen e këtij tuneli është bërë formacioni gjeologjik i nëntokës. Megjithatë, Balluku u shpreh se tashmë puna do të përqendrohet me armatimet e proceset e tjera dhe në muajt e fundit të vitit të ardhshëm do të jetë gati për tu përdorur.

Tuneli i Murrizit ishte vepra më e vështirë dhe më e madhe e e rrugës së Arbrit, ndërsa pritet që me hapjen e tij të lehtësohet qarkullimi i automjeteve në drejtim të Tiranës dhe Qarkut Dibër.