Shërbimi i pajisjes me dokumente biometrike do t’i kalojë shtetit

0
28

Kompania private e cila prej vitit 2009 ka prodhuar dokumentet biometrike në vendin tonë për të gjithë qytetarët, do të ndërpresë kontratën me shtetin shqiptar. Kompania ka njoftuar qytetarët nëpërmjet njoftimeve të vendosura pranë zyrave të aplikimit.

Prej datës 1 gusht e në vijim shërbimi për pajisjen me dokumente biometrike për qytetarët do të ofrohet nga shoqëria publike “IDENTITEK” sh.a.. Ministria e Brendshme  dhe “Aleat” informojnë publikun se afati i fundit i aplikimit për kartë identiteti ose pasaportë boimetrike përmes kuponëve të “Aleat” është data 26 korrik 2023. Pas kësaj date aplikimet do të vijojnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IDENTITEK” sh.a, të cilat do të vijojnë të tërhiqen pranë zyrave postare të vendit tonë.

Sa i përket zyrave të “Aleat” për tërheqjen e pasaportës pranë Rajoneve të Policisë së Shtetit janë të hapura deri me datës 28 korrik. Kompania “Aleat”  informon se kuponat me logon e saj janë të vlefshme deri në datën 26 korrik dhe jo deri në 31 korrik ku përfundon kontrata me shtetin shqiptar.

https://youtu.be/EB3LpUuMGIA

Në ditët në vijim pritet që Ministria e Brendshme të japë hollësi se si do të vijojë të kryhet ky shërbim nëpërmjet kompanisë publike e emërtuar si “IDENTITEK” sh.a.