“Do të vriste të burgosurin me snajper”, Gjykata i jep pafajësinë pas 6 vitesh Ergys Kolaverit

0

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur shpalljen të pafajshëm për të dënuarin me 20 vite burg, Ergys Kolaveri.

Kolaveri do të qëndrojë në arrest shtëpie në mbikqyrje elektronike.

Kolaveri ishte arrestuar në vitin 2016 dhe u dënua me 20 vite burg në vitin 2020 për tentativë vrasje me snajper ndaj shtetasit Gazmir Daçi në ambjentet e burgut të Vaqarrit.

Nga ngjarja mbeti i plagosur një tjetër i burgosur në Vaqarr.