
Dëshmitë e dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj zbardhen disa krime në Shqipëri, por edhe bashkëpunëtorin më të ngushtë të Kasandër Nogës, i cili tashmë ndodhet i arrestuar në Belgjikë.
Bëhet fjalë për “killerin” 23-vjeçar Kevin Zeneli, alias Kevin Suçi, të cilin e ka përdorur në tre atentate, dy prej tyre në Shqipëri dhe një në Belgjikë.
Më 4 Janar të këtij, Kevin Zeneli, alias Kevin Suçi ishte autori i atentatit në “Bon Bosko” në kryeqytet, porosi e marrë nga Aleksandër Noga. Në atë ngjarje u qëllua me breshëri kallashnikovi drejt tavolinës së lokalit ku ishin ulur 5 persona dhe mbeti i vrarë Erion Çelën, 35 vjeç dhe plagosur i vëllai i tij, daja, kamarieri dhe një person tjetër.
Kevin Zeneli ishte porositur për të vrarë Geron Hasanbelliun, por ngatërroi objektiv duke vrarë Erion Çelën. Për atë vrasje ishin rekrtutuar dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj për ta kryer por në fund nuk kishin rënë dakord dhe u krye nga Kevin Zeneli të cilin më pas dy vëllezërit e kanë ndihmuar për tu larguar jashtë shteti.