Mat/ Vijon puna intesive për të shuar zjarrin në zonën e Komsisë

0

Edhe pse çdo ditë në orën 7:00 të mëngjesit fillon puna me goditje të përqëndruar për shuarjen e zjarrit në afërsi të liqeneve të Germanit, në Njësinë Admistrative Komsi, të Bashkisë Mat, flakët vijojnë të djegin sipërfaqe të tëra me drurë e shkurre.
Në këtë operacion marrin pjesë punonjësit e bashkisë Mat ku sipas strukturave pjesa me e madhe janë nga drejtoria e buqësisë dhe pyjeve, nga sektori i zjarrfikses si dhe punonjës të Nj/Ad/Komsi gjithsej 26 persona të ndarë në tre grupe pune. Në ndihmë të strukturave të Bashkisë mat marrin pjese dhe 17 forca ushtarake si dhe forca të tjera ushtarake të ardhura nga Tirana.
Por sërish zjarri eshte aktiv ndonëse jo me intensitetin e dy diteve te para pasi në shum drejtime është bërë izolimi i tij. Forca e mjete po punojnë me intensitet të lartë për izolimin e shuarjen e zjarrit në Malin e Germanit, pavarësisht terrenit të vështirë e të pasigurt nga shembja e herë pas hershme të gurëve.
Deri më tani zona e përshkuar nga zjarri është 12 hektarë ku nga këto rreth 7 hektarë janë pyje dhe pjesa tjetër shkurre e kullota.
Kujtojmë se të martën në mëngjes Ministria e Mbrojtes dërgoi dhe një helikopter për shuarjen e zjarrit nga ajri, por pa mundur ta vërë nën kontroll, pasi përhapja e tij ndihmohet edhe nga erërat që frynin në këtë zonë.