Dibër/ Avokatët rikthehen të hënën në gjyqet e masave të sigurisë

0
10

Avokatët që janë pjesë e Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë nga e hëna do të kenë të drejtë të marrin pjesë në masat e sigurimit personal.

Drejtues të dhomës kombëtare kanë njoftuar të gjitha degët e dhomës së avokatisë së Shqipërisë që të dielën përfundon bojkoti me afat 10 ditor për masat e sigurimit personal, duke ju dhënë mundësinë avokatëve që të marrin pjesë në këto seanca.

Nga ana tjetër, bojkoti do të vijojë për seancat civile, penale e familjare. Në këto seanca gjyqësore avokatët nuk do të mund të marrin pjesë për shkak të vendimit të marrë ditë më parë nga Këshilli Drejtues i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë.

Që prej miratimit të hartës së re gjyqësore nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë e ka kundërshtuar atë duke bojkotuar seancat me avokat në të gjithë vendin si dhe duke zhvilluar protestë.

Avokatët vijojnë t’i qëndrojnë mendimit se harta e re gjyqësore cënon të drejtën e qytetarit për të patur akses të lehtë në sistemin e drejtësisë pasi me këtë vendim do të shkrihen disa gjykata rrethesh, mes të cilave do të jetë edhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat.