Tre fshatra në Klos bëhen me rrugë të asfaltuar, Kryebashkiaku Hoxha inspekton punimet

0
18

Tre fshatra të Bashkisë së Klosit, Patin, Cerujë dhe Pleshë brenda 3 muajsh do të jenë me rrugë të asfaltuar. Në terren po vijon me ritme të shpejta zbatimi i projektit për asfaltimin e 6.5 kilometrave rrugë që do të lidhë këto fshatra me Bashkinë Klos. Për të parë nga afër ecurinë e punimeve, ishte vetë Kryetari i Bashkisë Klos Ilmi Hoxha i shqopëruar nga zyrtarë të tjerë të administratës dhe administratori i firmës zbatuese të projektit. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Ilmi Hoxha tha se me këtë investim përfitojnë qindra banorë të Patinit, Cerujës dhe Klosit. Sipas tij, e gjithë puna do të mbyllet brenda muajit Nëntor.
Administratori i firmës “UDHA” shpk zbatuese të projektit Arben Çela tha se projekti në fjalë përfshin jo vetëm asfaltimin por edhe ndërtimin e veprave të artit, zgjerimin e urave, me sinjalistikë etj. Sa i përket problemeve gjatë punimeve, Çela tha se banorët kanë qenë shumë bashkëpunues.
Ky investim do të financohet nga vetë buxheti i bashkisë klos dhe shlyerja e tij në vlerën e 125 milion lekëve të rinj do të bëhet i shtrirë në tre vite me buxhetin afatmesëm.