Qarku i Dibrës është i parafundit në shkallë vendi përsa i përket infektimeve aktive me Covid-19. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në këtë qark janë 65 persona të infektuar aktiv me Sars Cov2. Në një intervistë për Mat Televizion, Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu ju kërkoi qytetarëve që të zbatojnë rregullat mbrojtëse anticovid, ashtu siç është vepruar gjatë këtyre dy viteve pandemic. Shehu shtoi se nëse situata do të vijojë të paraqitet problematike, ekziston mundësia e rikthimit të masave shtrënguese, ndërsa kjo varet nga vetë qytetarët se sat ë kujdesshëm janë për të mos lejuar përhapjen e Covid-19.
Në dy ditët e fundit ka rënë numri i infektimeve në të gjithë Qarkun Dibër, duke shënuar vetëm një rast të ri në Dibër në raportimin e bërë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale 24 orë më parë.
Home AKTUALITET Rritja e infektimeve me Covid-19, Shehu apel qytetarëve: zbatoni rregullat e pandemisë